Besart Ibraimi pa dyshim se është njëri ndër futbollistët më të mirë në elitën e futbollit vendor. Ai dy sezonet e fundit u shpall si golashënues më i mirë në elitën e futbollit vendor, ndërsa këtë edicion në 16 ndeshjet e deritanishme ka shënuar 10 gola, duke pretenduar që edhe këtë vit të fitoj epitetin e golashënuesit më të mirë.
Ai sot me Shkëndijën e tij do të përballet me Renovën, ndaj së cilës skuadër në tre ndeshjet e fundit ka shënuar po aq gola. Ai këtë seri pozitive dëshiron ta vazhdojë edhe në takimin e sotshëm, ku Shkëndija shihet si favorit absolut.
Ibraimi ndaj Renovës realizoi edhe në ndeshjen e parë të këtij sezoni, ndërsa gjithashtu kishte realizuar edhe në dy ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar që ishin mbyllur me barazime (4:4, 1:1).