Derbi tetovar me arbitra shkupjan

Derbi tetovar midis Renovës dhe Shkëndijës do të drejtohet nga treshja e abitrave shkupjan, me në krye Konstantin Vlaho, njofton “infOSport.mk”.

Ndihmës të tij do të jenë Nikolla Bozhinovski dhe Dejan Dimitrijeviq, teksa arbitër i katërt do të jetë Darko Stojçevski.

Shkëndija është favorit absolut në këtë përballje, ndërsa një gjë të tillë dëshmojnë edhe rezultatet e fundit mes këtyre dy skuadrave.

Shkëndija në 10 ndeshjet e fundit ka arritur 5 fitore, 4 barazime dhe vetëm një disfatë, edhe atë me 08 prill të vitit 2015-të.

Super sfida Renova – Shkëndija starton në ora 13:00.

Leave a Reply