Besir Demiri ankohet në lëndim, mungon ndaj Akademia Pandevit

Futbollisti i Vardarit, Besir Demiri do të mungojë në përballjen me Akademia Pandevin në Strumicë. Demiri ka pësuar një lëndim muskulor në ndeshjen me Zenitin të zhvilluar të enjtën mbrëma në kuadër të Liga Evropës dhe në konsultim me stafin mjekësor, trajneri i Vardarit Çedomir Janevski ka lënë të lirë futbollistin shqiptarë për ndeshjen e nesërme.

Demiri analizat më të detajuara rreth lëndimit do ti bëj të hënën, me stafin mjekësor të Vardarit që kanë paralajmruar se nuk ka të bëjë me diçka serioze. Kujtojmë që Vardari me Akademia Pandevin nesër e luajnë ndeshjen e anualuar të xhiros së 8-të në LPFM, me takimin që do zhvillohet në stadiumin “Mladost” të Strumicës duke filluar nga ora 13:00./InfOSport.mk

Leave a Reply