Atletiko Madrid e ka kthyer në goleadë ndeshjen e javës së 13 ndaj skuadrës së Levantes. Ekipi i drejtuar nga Simeone ka shkatërruar skuadrën e Enis Bardhit në transfertë duke mundur me rezultatin 5:0. Griezman dhe Gameiro shënuan nga dy gola, ndërsa goli i parë ishte autogol i Rober.
Futbollisti shqiptarë, Enis Bardhi luajti për gjatë 90-të minutave, mirëpo duke mos mundur që të bëjë diç më tepër në këtë përballje, në të cilën dështoi e gjithë skuadra.
Atletiko Madridi falë kësaj fitore mban vendin e tretë në tabelën e renditjes me 27 pikë, po aq sa ka edhe Reali i Madridit në pozitën e katërt.
“Mbretërit” me shumë mund arritën fitore ndaj Malagas, Betisi dhe Girona luajtën baraz 2:2, teksa Alavesi i Xhiani De Biasit në ndeshjen e parë të së shtunës u mund para tifozëve të vetë nga Eibari.
La Liga, Java XIII | ||
Alaves | 1 – 2 | Eibar |
Real Madrid | 3 – 2 | Malaga |
Betis | 2 – 2 | Girona |
Levante | 0 – 5 | Atl. Madrid |