Vardari pësoi, por nuk u turpërua ndaj Zenitit (VIDEO)

Vardari ka pësuar edhe disfatën e 5-të nga po aq ndeshje të zhvillara në kuadër të grupit “L” në Liga Evropa, njofton “infOSport.mk”.

Kampionët e Maqedonisë sonte në Sent Petersburg u mundën nga Zeniti me rezultatin 2:1. Ishte kjo disfata më e ngushtë e “kuqezinjëve” shkupjan në ndeshjet e deritanishme të grupit, duke ritur shpresat në këtë mënyrë për të arritur një rezultat edhe më të mirë në ndeshjen e xhiros së fundit kundër Rosenborgut në Shkup.

Golin nderit për Vardarin fare në fund e realizoi Dejan Bllazhevski, edhe atë në minutat shtesë të takimit, teksa për Zenitin që në pjesën e parë realizuan Poloz (16’) dhe Rigoni (43’).

Zeniti gjatë pjesës së parë kishte mundësinë që të shënojë edhe golin e tretë, mirëpo goditjen e Dzyuba, portieri Gaçevski arriti që ta ndal.

Vardari me 0 pikë mbetet në poziyën e fundit të grupit, teksa Zeniti me 13 pikë renditet në pozitën e parë, dhe bashkë me Real Sociedadin në pozitën e dytë me 12 pikë janë skuadrat që kanë siguruar vizën për në fazën e dytë.

 

 

Leave a Reply