Zllatan Ibrahimoviç është njeri i rekordeve. Futbollisti i Mançester Junajtedit pas rikthimit nga lëndimi në fushë në Premier Ligën angleze në ndeshjen ndaj Njukasllit, 36 vjeçari në takimin e mbrëmshëm ndaj Baselit, u bë futbollisti i vetëm i historisë që ka luajtur në Ligën e Kampionëve me 7 skuadra të ndryshme. Ibra u hodh u aktivizua në fushë në minutën e 74-t, duke zëvendësuar francezin Martial.
Reprezentuesi suedez për të parën herë në Ligën e Kampionëve ka debutuar me Ajaksin e Amsterdamit, më pas me Juventusin, Interin, Barcelonën, Milanin, PSZH-në dhe së fundmi me Junajtedin. Një tjetër rekord ky për një futbolist unik, që nuk ka ndërmend të heqë dorë, pavarërisht problemeve fizike të muajve të fundit.