Milani rigjen buzqeshjen në Liga Evropa, duke mundur me goleadë 5:1 Austria Vjenën në kuadër të raundit të 5-të në fazën e grupeve. Të parët që zhbllokuan shifrat në “San Siro” ishin miqt austriak me golin e Monsheit, ndërsa në vijim Milani u kundërpërgjigjë me Rodrigezin dhe nga dy herë me Krutonen dhe e Silvan. Ishte kjo fitorja e parë pas dy barazimeve pa gola me AEK-un e Athinës, ndërsa në të njejtën kohë me këtë triumf siguron vendin e parë në grupin ‘D’.
Milani tashmë arrinë në kuotën e 11-të pikëve, 4 më shumë se vendi i dytë në grup AEK-u i Athinës. Ndeshjen e fundit në fazën e grupeve, skuadra nga Milano do ta luajë në transfertë ndaj Rijekës, të cilët në përballjen e parë të zhvilluar në Itali, i fituan me rezultat 3:2.