Milani ka hapur dyert për një rikthim të mundshëm të Kaka-s në klubin “kuqezi”. “Ka qenë një futbollist i madh i Milan dhe mbetet një lojtar i mirë edhe pse nuk ka vendosur se çfarë do të bëj kur të largohet nga sporti. Eshtë një person që ka mbetur në zemrat e tifozëve kuqezi dhe për këtë arsye do ta ketë gjithmonë derën të hapur në këtë klub. Nuk e di se çfarë roli do të ketë, por nëse dëshiron, në të ardhmen do të jetë pjesë e Milan”, ka thënë drejtori i Milanit, Masimiliano Mirabelli.
Para ndeshjes me Austia Vjenën të zhvilluar në “San Siro” në kuadër të raundit të 5-të në fazën e grupeve të Liga Evropës, brazilianit Kaka iu dhurua një fanellë e Milanit me numrin e tij 22-të që e mbante në kohën kur ishte pjesë e Milanit si futbollist. Ndërkohë në Itali përflitet se Kaka pas tërheqjes nga futbolli aktiv, mund ta marrë postin e trajnerit te “kuqezinjët” ng Milano.