Transferimi i Leonardo Bonuçit nga rradhët e Juventusit te Milani gjatë merkatos së verës u prit me shumë bujë në futbollin italian, mirëpo edhe më gjërë. Ai u bë menjëherë lideri i skuadrës “kuq e zi” duke marrë dhe shiritin e kapitenit që e mbante Montolivo.
Mirëpo ky sezon nuk po shkon aspak mirë për futbollistin italian, i cili edhe sot në ndeshjen e Liga Europa ndaj Austrisë së Vjenës është bërë protagonistë duke shënuar autogol në minutën e 21-të.
Në përpjekje për të shpëtuar portën, kapitenit të “rossonerëve” i kaloi topi poshtë këmbëve dhe më pas shkoi në rrjetë. Gjithsesi kuqezinjtë kanë gjetur forcën për të reaguar, teksa pas 80 minutave lojë avansojnë me rezultatin 4:1.