Barcelona barazoi pa gola në “Juventus Stadium” ndaj Juventusit, duke arritur qëllimin, kualifikimin për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve Evropian, njofton “infOSport.mk”.
Ishte kjo ndeshja e 6-të e Barcelonës që nuk fiton në Itali dhe e 5-ta në Torino, mirëpo ky barazim thuajse është i barabartë me fitore, duke pasur parasysh se Barcelona që sonte siguroi kualifikimin për në fazën e dytë.
Ky barazim ka komplikuar kualifikimin e Juventusit për në fazën e dytë, kjo për shkak edhe fitores së Sportingut të Lisbonës ndaj Olimpijakosit.
Skuadra portugeze shënoi fitore me rezultatin 3:1, duke i bërë presion Juves për pozitën e dytë. Sportingu ka 7 pikë, një më pak se Juventusi i pozitës së dytë, që në ndeshjen e xhiros së fundit do të ketë një detyrë shumë të vështirë përballë Barcelonës në “Kamp Nou”, teksa Juventusi do të jetë mysafir i Olimpijakosit në Athinë. Pikërisht këto dy ndeshje do të japin edhe emrin e udhëtuesit të dytë nga grupi “D”.