Skuadra turke e Beshiktashit të martën në mbrëmje shkruajti historinë duke u kualifikuar për herë të parë përtej grupeve të Ligës së Kampionëve. Mirëpo ajo që ka tërhequr vëmendjen e opionionit sportiv dhe mediave ka qenë se ndeshja përballë Portos është zhvilluar nga ora 18:00 dhe jo në orarin e zakontë nga 20:45 siç jemi mësuar të shihnim ekipet turke në të kaluarën.
E gjithë kjo ka një sqarim me personazhin kryesor që ishtë prezent edhe në stadiumin “Vodafon Arena” të Stambollit, presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, që vjet në këtë kohë vendosi të largonte Turqinë nga Bashkimi Europian dhe Perendimi, duke e afruar me Lindjen e Mesme islamike dhe Mekën.
Kështu, nga 30 tetori i vitit 2016 Turqia shkoi me orën e Mekës, teksa nëse ndeshja do të luhej në orën 20:45, atëherë do të niste në orën 22:45 në të vërtetë, në Stamboll, pasi gjithçka shkoi në +3 dhe pa ndryshuar, teksa në fakt vetëm ora që ka ndryshuar në Europë bëri që të afrohej me vetëm +2 orë Turqinë.