Sevilja dëshpëron sërish Liverpullin, barazon 3:3 në një ndeshje të çmendur (VIDEO)

Lierpulli ka dështuar të sigurojë kualifikimin për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve Evropian që sonte, pas barazimit 3:3 në transfertën në “Ramon Sançez Pizhuan” ndaj Seviljës, njofton “infOSport.mk”.

Liverpulli avansonte me rezultatin 3:0, mirëpo në fund nuk arriti që të shënojë fitore dhe ti hakmerej skuadrës “andaluziane” për disfatën në finalen e vitit 2016-të në Liga Evropa si dhe për disfatën në ndeshjen e parë të grupit “E” në “Enfilld Roud” gjatë shtatorit.

Mysafirët menduan se kishin zgjidhur çëstjen e fituesit pasi në minutën e 30-të ata kishin një epërsi prej 3:0 pas dy golave të shënuar nga Roberto Firmino (2′, 30′) dhe një goli tjetër të realizuar nga Sadio Mane (22′).

Sevilja u rizgjua në pjesën e dytë, kur Visam Ben Jeder me dy gola të shpejtë (51′ и 60′-penalti) bëri ndeshjen shumë interesante duke ngushtuar epërsinë e anglezëve në 2:3, ndërkohë në kohën shtesë Guido Pizaro arriti që të barazojë rezultatin në 3:3 pas një rivënie nga këndi.

Liverpulli mban pozitën e parë me 9 pikë, vetëm një më shumë se Sevilja e vendit të dytë, teksa një vend për në fazën e dytë do të kërkojë edhe Spartaku i Moskës që mban pozitën e tretë me 6 pikë.

Skuadra ruse bëri një hap fals në takimin e zhvilluar më herët, kur barazoi 1:1 ndaj Mariborit të Valon Ahmedit, i cili këtë ndeshje e përcolli vetëm nga bankina.

Leave a Reply