Reali i Madridit dhe Totenhami janë dy skuadrat e grupit “H” që sonte kanë konfirmuar kualifikimin e tyre për në fazën “play-off” të Ligës së Kampionëve Evropian, njofton “infOSport.mk”.
Madrilenët mundën APOEL Nikozian me rezultatin 6:0, teksa Totenhami shfrytëzoi krizën e Borusia Dortmundit duke mundur këta të fundit në “Sinjal Iduna Park” me rezultatin 2:1. Pjesa e parë u takoi “milionerëve”, të cilët avansuan me golin e sulmuesit të tyre Pier Emerik Obamejang (31’), ndërkohë për fitoren e “spërsave” u përkujdesën Hari Kejn (49’) dhe jug-koreani Heung-Min Son (76’).
Më në fund te Reali pas një kohe të gjatë Ronaldo ka arritur që të shënojë dy gola, po aq sa shënoi edhe Benzema sonte në përballjen në transfertë ndaj APOEL, teksa nga një gol për “mbretërit” realizuan edhe Naço dhe Luka Modriç, i cili në minutën e 23-të kishte hapur serinë e golave.
Totenhami me 13 pikë renditet në pozitën e parë të grupit, duke lënë pas Realin me 10 pikë, teksa në dy pozitat e fundit renditen Borusia e Dortmundit dhe APOEL, që do të luftojnë për pozitën e tretë.