Napoli i Elseid Hysajt ka marrë fitoren që i nevojitej përballë Shakhtar Donjeckut, duke mbajtur kështu gjallë shpresat për kualifikimin në turin tjetër të Ligës së Kampionëve Evropian, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra “napolitane” shënoi fitore 3:0 përballë ukrainasve, duke iu hakmarrë atyre për disfatën 1:2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Ukrainë.
Pjesa e parë sonte e zhvilluar në “Sao Paolo” u mbyll me barazim pa gola, teksa në pjesën e dytë një kryevepër e Insinje dhe më pas Zielinski e Mertens bënë që ekipi i Napolit të merrte tri pikët dhe të rregullonte bilancin në sfidën direkte me Shakhtarin.
Por napolitanëve u duhet një ndihmë në ndeshjen e fundit nga Mançester Siti. Vetëm nëse ekipi anglez mund ukrainasit në sfidën e radhës, ata do të mund të kalojnë turin me një fitore edhe minimale ndaj Fejenordit.
Sonte anglezët fituan me rezultatin 1:0 ndaj Fejenordit, falë golit të Sterling të shënuar në minutën e 88 të, të ndeshjes duke ruajtur ecurinë perfekte me 5 fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara në kuadër të grupit “F”, të cilin e kryeson me 15 pikë, para Sakhtarit që ka 9 pikë, teksa Napoli me 6 pikë renditet në pozitën e fundit.