Monako i ka dhënë lamturmirën turneut më prestigjioz evropian, Ligës së Kampionëve pas humbjes së sotme në shtëpi përballë Lajpcigut, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra gjermane ishte superiore sonte në “Lui II” duke shënuar fitore me rezultatin 4:1.
Për klubin gjerman, kjo është një tjetër mundësi e mirë për të siguruar kalimin në fazën me eliminim direkt, pasi i është bashkuar në kuotën e 7 pikëve Portos, skuadër kjo që më herët në ndeshjen e parë të grupit “G” barazoi 1:1 ndaj Beshiktashit në Stamboll.
Me këtë barazim skuadra kampione e Turqisë siguroi kualifikimin për në fazën e dytë të këtij kompeticioni, teksa në xhiron e fundit për pozitën e dytë do të diskutojnë Porto dhe Lajpcigu. Skuadra nga Bundesliga gjermane do të mirëpret Beshiktashin, teksa Porto në “Dragao” do të mirëpret Monakon.