Lirohet lideri i “Ballistëve”, Isak Luma

Lideri i tifo grupit “Ballistët”, Isak Luma është në liri. Një gjë të tillë përmes profilit të tij në “facebook” ka njoftuar vetë kapoja e tifozëve të Shkëndijës, i cili ishte arrestuar muaj më parë nga policia maqedonase, njofton “infOSport.mk”.

Ai përmes një postimi në “facebook” njoftoi lirimin e tij me kusht duke shtuar se nuk është ndihmuar nga asnjë forcë politike por ia ka dalë i vetëm në këtë betejë. Në fund ai njofton vazhdimin e angazhimit në krye të tifo grupit “Ballistët”, pavarësisht se çfarë i kishte ndodhur.

Luma akuzohej për një përleshje me tifozët e Vardarit dy vite më parë, kur skuadra shkupjane asaj kohe luante me Renovën. Pikërisht nga një përleshje mes dy tifozërive, më pas kishte arritur akuza për krye tifozin e “Ballistëve”, i cili ishte arrestuar saktësisht më 30 qershor të këtij viti.

Ky lirim i tij vjen mu në momentin e duhur, pasi një ndër grupet më të njohura në trevat shqiptare po përgatitetet për 25 vjetorin e themelimit të tyre.

Leave a Reply