Fillojnë çmimet e futbollit për fundvit, ndërsa i pari që nderohet prej shqiptarëve është Igli Tare. Ish futbollisti shqiptarë dhe tashmë drejtori aktual i skuadrës së Lacios është përzgjedhur “drejtuesi sportive i vitit” nga portal i njohur italian “tutomerkatoveb.com”. Tare ka grumbulluar shumicën e votave, plotë 34.99%, duke lënë pas vetës Marko Gianitin dhe Dejvid Venjatin.
“Duhet t’i bëj komplimente stafit tim, pastaj me Simone Inzagin kemi fatin që jemi një grup i cili punon bashkë prej më shumë se 12 vitesh. Kemi luajtur së bashku, pastaj ai është rritur në sektorin e të rinjëve dhe tani është në ekipin e parë, meritat gjithsesi janë të tijat”, është shprehur Tare për “tutomerkatoveb”.