Ish-sulmuesi i kombëtares shpresa të Shqipërisë, Albion Avdijaj, që mbron ngjyrat e skuadrës së Grashopersit ka shkëlqyer në ndeshjen e javës së 15-të në elitën e futbollit zviceran.
23-vjeçari ka rezultuar deçiziv në fitoren e skuadrës së tij, duke shënuar dy golat vendimtarë në fitoren 2:0 ndaj Tunit në fundjavë.
Avdijaj në lojë ishte inkuadruar në minutën e 57-të, mirëpo një gjë e tillë nuk i kishte penguar për të mposhtur dy herën portierin kundërshtarë. Golin e parë sulmuesi shqiptarë me pasaportë zvicerane e realizoi në minutën e 74-të, teksa golin e dytë e realizoi 5 minuta para fundit të takimit, kur mjaft mirë shfrytëzoi asistin e 18-vjeçarit Nedim Bajrami. Ky i fundit luajti për gjatë 90-të minutave, teksa Qollaku nuk morri besimin e trajnerit Murat Jakin.
Paraqitja e mirë dhe dy golat e shënuar nga ana e Albion Avdijajt, kanë bërë që “Blick” sulmuesin shqiptarë ta vendos në 11-shen më të mirë të javës.
Golat ndaj Tunit ishin dy golat e parë për Avidjajn gjatë këtij sezoni në elitën e futbollit zviceran në gjithsej 8 ndeshje të zhvilluara.