Derbi i javës së 16-të në elitën e futbollit vendor midis Vardarit dhe Pelisterit u mbyll me fitore minimale 1: 0 të kampionëve në fuqi, mirëpo shumë lehtë mund të ndodhte që kjo ndeshje të mbyllej me barazim, njofton “infOSport.mk”.
Në minutën e 83-të Oliver Peev mjaft mirë me thembër asistoi brenda zonës kundërshtare për rezervistin Matej Cvetanovski, i cili arriti që të shënojë, mirëpo që i njëjti gol me shumë shpejtësi të anulohet nga ana e arbitrit kryesor, Aleksandar Stavrev, që pranoi sinjalizimin e ndihmësit të tij.
Nga video inçizimi i mëposhtëm shihet qartë se futbollisti i Pelisterit më së paku disa centimetra ishte mbrapa mbrojtësit të fundit të Vardarit.
Me siguri se për këtë gol të anuluar do të përflitet edhe gjatë kohë, mirëpo nga e gjithë kjo nuk do të ketë dobi për Pelisterin, skuadër kjo që me shumë gjasa është dëmtuar drejtpërdrejtë nga ana e treshes së arbitrave, me në krye arbitrin Staverv, që mban emblemën e UEFA-s.
Kishte apo nuk kishte pozite jashteloje? A eshte demtuar ne kete rast Pelisteri pas ketij goli te shenuar nga Matej Cvetanoski
Публикувахте от infosport.mk в 19 ноември 2017 г.