Juventusi ka pësuar një disfatë të pabesueshme në transfertën ndaj Sampdorias në kuadër të javës së 13-të në “Serie A”, njofton “infOSport.mk”.
Kampionët në fuqi të Italisë pësuan me rezultatin 3:2, duke pësuar disfatën e dytë gjatë këtij edicioni, që tashmë largon këtë skuadër në 4 pikë ndaj liderit aktual, Napolit. Të besuarit e trajnerit Alegri u rizgjuan shumë vonë nga gjumi, me dy golat e shënuar vetëm në minutat shtesë përmes dy sulmuesve argjentinas, Higuain dhe Dybala, teksa autorë të golave për Sampdorian në këtë ndeshje ishin Zapata (52’), Toreira (71’) dhe Ferari (79’).
Pjesa e dytë ishte e pasuruar me gola edhe në ndeshjen midis Beneventos dhe Sasuolos, ku fitores iu gëzuan mysafirët, SPAL dhe Fiorentina barazuan 1:1, njëjtë sikurse edhe Torino dhe Kievo, teksa Kaljari dhe Xhenoa iu gëzuan fitoreve minimale në ndeshjet në transfertë ndaj Udinezes, gjegjësisht Krotones.
Java e 13-të mbyllet me ndeshjen e mbrëmjes midis Interit dhe Atalantas së Etrit Berishës.
Serie Java XIII |
||
Crotone | 0 – 1 | Genoa |
Benevento | 1 – 2 | Sassuolo |
Sampdoria | 3 – 2 | Juventus |
SPAL | 1 – 1 | Fiorentina |
Torino | 1 – 1 | Chievo |
Udinese | 0 – 1 | Cagliari |
Inter | 20:45h | Atalanta |