Hasani shënon tripletën e dytë në karrierë (VIDEO)

Ferhan Hasani sot ishte në element në ndeshjen ndaj Skopjes, ndaj së cilës skuadër Shkëndija shënoi fitore me rezultatin 4:0, njofton “infOSport.mk”.

Kapiteni i “kuqezinjëve” realizoi “hat-trik” ndaj skuadrës së fundit në tabelë, duke arritur kështu deri te “tripleta” e tij e dytë në karrierë me fanellën e Shkëndijës.

Për herë të parë një gjë të tillë Hasani kishte bërë në ndeshjen e 20 shtatorit të vitit 2015-të ndaj Rabotniçkit në transfertë, në të cilën ndeshje Shkëndija kishte shënuar fitore me rezultatin 2:4.

Me tre golat e sotshëm Ferhan Hasani – BUBA  arriti në kuotën e 14 golave, duke kryesuar bindshëm listën e golashënuesve në LPFM.

Ai këtë shifër të golave e ka arritur në 14 ndeshje, ndërsa menjëherë pas tij në listën e golashënuesve renditet shoku i tij i skuadrës, Besart Ibraimi, i cili në 16 ndeshje ka shënuar 10 gola.

Goli i parë i Ferhan Hasanit ndaj Skopjes

Ferhan Hasani gol

GOLI I FERHAN HASANIT NDAJ SKOPJESSHKËNDIJA – SKOPJE 1:0(F. Hasani 11')

Публикувахте от infosport.mk в 19 ноември 2017 г.

Goli i dytë i Ferhan Hasanit ndaj Skopjes

Ferhan Hasani – BUBA gol

FERHAN HASANI SERISH NE ELEMENT, SHENON GOLIN E DYTE PERSONAL NDAJ SKOPJESSHKENDIJA – SKOPJE 2:0(F. Hasani 38')

Публикувахте от infosport.mk в 19 ноември 2017 г.

Goli i tretë i Ferhan Hasanit ndaj Skopjes

Ferhan Hasani triplete ndaj Skopjes

FERHAN HASANI RRUMBULLAKSON "HAT-TRIKUN" E TIJ NDAJ SKOPJESSHKËNDIJA – SKOPJE 4:0(F. Hasani 60')

Публикувахте от infosport.mk в 19 ноември 2017 г.

Leave a Reply