Turneu “ATP Finals” këtë vit i ka takuar tenistit bullgar Grigor Dimitrov, pasi ky i fundit në finale fitoi ndaj belgut Deivid Gofin me rezultat 2:1. Seti i parë u mbyll me shifra 7:5 në favor të Dimitrovit, në të dytin belgu triumfoi me 4:6, duke barazuar setet në 1:1, ndërsa i treti dhe final i takoi bullgarit që mbylli gjithçka me 6:4 dhe rezultat përfundimtar 2:1
Kështu Dimitrov shpallet kampion i turneut që mbledh 8-të tenistët më të mirë të botës që klasifikohen sipas ATP-së. Kujtojmë që Dimitrovi për të prekur finalen mposhti amerikanin Xhek Sok, ndërsa Gofin eliminoi emrin e madh, Roxher Federrerin.