PSZH “vret” kampionatin francez, demolon edhe Nant-in e Ranierit (VIDEO)

PSZH po “mbyt” kampionatin francez. Parisienët në ndeshjen e javës së 13-të regjistruan edhe fitoren e tyre të 11-të, duke bërë që tashmë distanca nga ndjekësi i tyre më i afërt, Monako të ngritet në 6 pikë, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Unaj Emeri me rezultatin 4:1 mundën ekipin e Nant, që udhëhiqet nga strategu italian, Klaudio Ranieri.

Edison Kavani doli të jetë protagonist i këtij takimi, duke shënuar dy gola, të parin dhe të fundit, ndërsa nga një gol tjetër shtuan edhe Di Maria dhe Pastore. Golin e vetëm për Nant e realizoi Nakulma.

Në 13 javë të kampionatit francez, PSZH ka arritur të grumbulloj 35 pikë, duke lënë pas vetes Monakon me 29 pikë, ndërkohë Nant vazhdon të qëndrojë në pozitën e 5-të me 23 pikë të tubuara.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply