Xhiroja e 6-të në kuadër të “Macau GP”, ka rezultuar fatale për pilotin Daniel Hegarty, i cili humbi jetën pas një aksidenti të trishtueshëm në kuadër të edicionit të 51-të.
Piloti britanik ishte përplasur me barrierat në këtë garë, ndërsa edhe përkundër tentativës së mjekëve për të ndihmuar atë, Hegarty kishte
ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Kjo garë zhvillohet në Guia dhe pilotët kalojnë mes barrierave, mureve dhe grataçelave, në hapësira shumë të ngushta. Incidenti ndodhi në xhiron e 6-të nga 12 të tilla dhe gara është ndërprerë menjëherë.