Fatjon Jusufi optimist: “Kundër Shkupit, shkojmë për tre pikë”

Fatjon Jusufi, futbollisti i talentuar i Renovës së Tetovës mesa duket është synimi i disa klubeve jashtë vendit për merkaton e dimrit që do të hapet pas pak muajsh. Por kjo nuk ka ndikuar në performancën e tij në fushën e blertë.

Duhet theksuar se pavarësisht kësaj, ai rikthehet pas një lëndimi që i mori goxha kohë për rikuperim. Megjithatë mesfushori i klubit “bardhekaltër” të Tetovës po shkëlqen në çdo ndeshje dhe ka fituar bindshëm statusin e lojtarit më meritor për çdo ndeshje të fituar.

E fundit ishte ndeshja e kaluar kundër Vardarit, ku futbollisti tetovar asistoi në golin e shënuar nga Argjent Gafuri.

Renova – Vardari

ARGJENT GAFURI I SHENON SERISH VARDARIT, NGUSHTON EPERSINE NE VETEM NJE GOLRENOVA – VARDARI 2:3(A. Gafuri 32')

Публикувахте от infosport.mk в 16 ноември 2017 г.

Por si duket Fatjoni e ka kaluar me sportivitet këtë ndeshje, duke u fokusuar në ndeshjen e nesërme kundër Shkupit, përballje ku Renova do jetë në transfertë.

“Opsioni i vetëm i imi dhe i skuandrës janë tre pikët dhe nuk vihet në diskutim diçka tjetër. Unë do nisem me pozitivitet si gjithmonë dhe jam tejmase optimist që do të korrim sukses edhe këtë herë”, – u shpreh ai për infOSport.mk

Gjatë merkatos së verës përflitej se talenti tetovar do të kalojë në rradhët e disa klubeve të tjera, njëri prej klubeve të përmendura ishte edhe Shkëndija, por sipas mediave thuhet se futbollisti nuk u la i lirë ngaqë konsiderohet një prej shtyllave të mesfushës dhe e ardhmja e Renovës.

Mbetet të presim merkaton e janarit dhe nëse do të ketë ndonjë lëvizje në këtë drejtim.

Leave a Reply