Bajerni i Munihut ka fituar me lehtësi 3:0 ndeshjen e javës së 12-të ndaj Augsburgut, duke shfrytëzuar në maksimum situatën e vështirë nëpër të cilën po kalon Dortmundi, ndaj së cilës skuadër tashmë ka diferencë prej 9 pikëve.
“Bavarezët” golin e parë e gjetën në minutën e 31-të me anë të Arturo Vidal, teksa vetëm 7 minuta më pas Levandovski dyfishoi epërsinë në 2:0.
Po i njëjti futbollist vetëm pas 4 minutave lojë në pjesën e dytë realizoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Bajernin, skuadër kjo e cila tashmë ka 29 pikë, 6 më shumë se Lajpcigu i vendit të dytë që sot u ndal në barazim 2:2 ndaj Bajer Leverkusenit të Admir Mehmedit.
Futbollisti nga Gostivari luajti që nga minuta e parë, mirëpo u zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë. Verner dhe Forsberg nuk mjaftuan për miqtë për të dalë me fitore, pasi edhe vendasit me anë të Bejli dhe Volland shënuan po dy gola për barazim të rezultatit. Me barazim, mirëpo me nga një gol të shënuar në secilën anë u mbyll edhe ndeshja midis Hofenhajmit dhe Ajntrahtit të Frankfurtit, Majnci me rezultatin 1:0 mundi Këllnin, teksa Volfsburgu shënoi fitore 3:1 ndaj Frajburgut të Amir Abrashit. Në këto momente po zhvillohet ndeshja midis Hertës së Berlinit dhe Borusia Menhengladbahut, skuadër kjo e cila brenda vetëm 20 minutave po avanson me rezultatin 0:3.
Bundesliga, Java XII |
||
B. Leverkusen | 2 – 2 | RB Leipzig |
Bayern | 3 – 0 | Augsburg |
Hoffenheim | 1 – 1 | E. Frankfurt |
Mainz | 1 – 0 | FC Koln |
Wolfsburg | 3 – 1 | Freiburg |
Hertha | Po zhvillohet | B. Monchengladbach |