Përballja Vardari-Pelisteri që është e vlefshme për xhiron e 16-të në elitën e futbollit vendor, është përcaktuar edhe zyrtarisht që të luhet të dielën në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup me fillim në orën 18:00.
Zyrtarizimin e ndryshimit të orarit e ka bërë Komisioni për Gara pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë, me këta të fundit që kanë aprovuar kërkesën e Vardarit për ndryshim të terminit të ndeshjes, pasi e njejta ishte programuar të luhej të dielën nga ora 13:00.
Arsyeja e kërkesës së Vardarit ishte festa e 30 vjetorit të tifozëve të tyre.