Derbi i përjetshëm midis Vardarit dhe Pelisterit do të shënojë javën e 16-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë që do të zhvillohet brenda një dite, njofton “infOSport.mk”.
Është kjo pa dyshim ndeshja që do të zgjojë më shumë interesim në futbollin vendor gjatë kësaj fundjave, ku ekipi vendas shihet si favorit absolut ndaj skuadrës nga Manastiri, që nuk po kalon momente të mira gjatë këtij edicioni.
Skuadra kryesuese e Shkëndijës në teren vendas nuk duhet patur shumë probleme përballë skuadrës së fundit në tabelë, Skopjes, Akademia Pandev në Strumicë do të mirëpret Rabotniçkin në një tjetër ndeshje mjaft interesante të kësaj jave, teksa në Çair në program është derbi shqiptarë midis Shkupit dhe Renovës. Një ndeshje me shumë paqartësi pritet të jetë edhe ajo në Prilep midis Pobedës dhe Sileksit.
Të gjitha ndeshjet e javës së 16-të startojnë në ora 13:00, me përjashtim të derbit Vardari-Pelisteri, që do të zhvillohet në terminin e mbrëmjes (18:00h).
Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë |
||
Java XVI |
||
Akademija Pandev | 19.11. 13:00 | Rabotniçki |
Pobeda | 19.11. 13:00 | Sileksi |
Shkëndija | 19.11. 13:00 | Skopje |
Shkupi | 19.11. 13:00 | Renova |
Vardari | 19.11. 18:00 | Pelisteri |