Vetëm pak javë pas pensionimit nga futbolli aktiv, braziliani Leite Kaka është shprehur i gatshëm për të vazhduar karrierën si trajner.
“E kam përfunduar karrierën si futbollist, por ende po ndjej se mund të luaj. Nuk e di se çfarë të bëj, ndoshta mund të vazhdoj karrierën si trajner. Rasti i Zidane më motivon më shumë pasi që ai ka treguar se të jesh i ri nuk do të thotë mos të jesh trajner i mirë” – ka thënë Kaka.
I pyetur nëse do ta merrte drejtimin e Milanit, Kaka ka dhënë këtë përgjigje. “Pse jo? Gjithmonë e kam Milanin në zemër. Në secilin klub që kam luajtur kam lënë kujtime të mira. Edhe te Milani e di se e kam derën e hapur” – përfundoi braziliani.