Edhe pse ka ende kohë deri në merkaton e janarit, skuadrat e mëdha që tani kanë nisur përllogaritjet e tyre lidhur me transferimet e mundshme gjatë këtij afati kalimtarë.
Skuadra e njohur spanjolle e Barcelonës duket më e uritur se gjithë të tjerat, për më tepër pas largimit të Nejmar, transferimi i të cilit te Paris Sen Zhermeni, përveç që mbushi arkat e klubit “katalunas” la shumë zbraztira në pjesën ofenzive.
Thuajse në çdo moment është folur për kalimin e talentit brazilian të Liverpullit, Felipe Kutinjo, megjithatë sa i lehtë duket në pamje të parë, aq edhe i komplikuar është në realitet ky transferim.
Talenti brazilian është bërë një mision i pamundur tashmë duke dalë thuajse çdo herë, probleme të reja të cilat pengojnë transferimin e tij në “Kamp Nou”.
Mirëpo Barcelona ka gati edhe “Planin B” dhe ai është Mesut Ozil. Gjermani me origjinë turke edhe më parë ka qenë pjesë e La Ligas, duke mbrojtur ngjyrat e rivalit të madh të Barcelonës, Realit të Madridit, ndërsa me këtë transferim “katalunasit” si duket dëshirojnë që me një goditje të vetme të bëjnë dy goditje.