Dortmundi në krizë, humb edhe nga Shtutgarti (VIDEO)

Borusia e Dortmundit edhe zyrtarisht  është në krizë. “Milionerët” kanë pësuar edhe disfatën e tretë në tre ndeshjet e fundit, duke u larguar edhe më shumë nga kreu i tabelës së klasifikimit, njofton “infOSport.mk”.

Pas disfatave ndaj Hanoverit dhe Bajernit të Munihut, të besuarit e trajnerit Peter Bozh sonte u mundën në transfertën ndaj Shtutgartit (2:1).

Akolo vetëm pas 5 minutave lojë kaloi në epërsi Shtutgartin, ndërsa golin e barazimit  skuadra nga “Sinjal Iduna Park” e gjeti vetëm në minutat shtesë të pjesës së parë përmes Filip, i cili përfitoi nga një devijim i portierit vendas, që ndali goditjen e Shurle nga pika e bardhë.

Edhe pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm për ekipin vendas, të cilët në minutën e 50-të me anë të Brekalos kaluan edhe për herë të dytë në avantazh, të cilin avantazh e ruajtën deri në fund të takimit.

Ishte kjo fitorja e 5-të për Shtugartin gjatë këtij sezoni, me ç’rast kjo skuadër tashmë renditet në pozitën e 11-të me 16 pikë të tubuara, ndërkohë Dortmundi mbetet në kuotën e 20 pikëve dhe aktualisht mban pozitën e tretë.

 

Leave a Reply