Pas disfatës së pësuar me rezultat 2:5 në Tetovë nga Vardari, skuadra e Renovës ka reaguar ndaj arbitrave për jokorrektësinë e tyre në ndarjen e drejtësisë. Sipas ekipit nga Xhepçishti, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 15-të, Vardari ka qenë i favorizuar, teksa skuadrës së tyre arbitri kryesor i takimit, Dejan Jakimovski u kishte mohuar dy penallti gjatë pjesës së dytë.
Renova ka reaguar nëpërmjet faqës zyrtare në fejsbuk, ndërsa më poshtë mund ta shihni reagimin e plotë të tyre.
“Rezultati mund të gënjeje, por filmimet jo..
Një penallti inekzistente dhe skandaloze në pjesën e parë në favor të mysafirëve dhe dy penallti të mos-dhëna për Renovën në pjesën e dytë.
Ky është bilanci që duhet bëhet në këtë ndeshje.
Përgëzime Vardarit për fitoren, por dyshojmë që atë do e arrinte nëse arbitrat do të gjykonin pa tendencë për të favorizuar njërën skuadër e për të dëmtuar tjetrën.
Por kjo është drejtësia në futbollin në Maqedoni dhe kjo nuk është as hera e parë e as e fundit që diçka e tillë i ndodhë Renovës”!!
Drejtësia në ndeshjen Renova – Vardar
Rezultati mund të gënjeje, por filmimet jo..Një penallti inekzistente dhe skandaloze në pjesën e parë në favor të mysafirëve dhe dy penallti të mos-dhëna për Renovën në pjesën e dytë. Ky është bilanci që duhet bëhet në këtë ndeshje.Përgëzime Vardarit për fitoren, por dyshojmë që atë do e arrinte nëse arbitrat do të gjykonin pa tendencë për të favorizuar njërën skuadër e për të dëmtuar tjetrën. Por kjo është drejtësia në futbollin në Maqedoni dhe kjo nuk është as hera e parë e as e fundit që diçka e tillë i ndodhë Renovës !!
Публикувахте от K.F Renova в 16 ноември 2017 г.