Rabotniçki ka demoluar Pobedën në ndeshjen e javës së 15-të, të zhvilluar në arenën “Filipi i Dytë”, duke mundur skuadrën nga Prilepi me rezultatin e thellë 4:0, njofton “infOSport.mk”.
Fitoren e “romantikëve” e paralajmëroi reprezentuesi Kire Markoski, i cili shënoi vetëm pas 4 minutave lojë, duke vazhduar në këtë mënyrë me shënimin e golave, pas atij me petkun e përfaqësueses së Maqedonisë ndaj Norvegjisë, të zhvilluar me 11 nëntor.
Edhe pas kësaj epërsie Rabotniçki dominonte ndeshjen, ndërsa në saje të një paraqitje të tillë të futbollistëve vendas, në minutën e 30-të erdhi edhe goli i dytë, kësaj rradhe me autorë, Çarl Çinedu.
Po i njëjti futbollist në minutën e 56-të shënoi edhe golin e tretë për Rabotniçkin, skuadër kjo e cila deri në fund të takimit realizoi edhe një gol tjetër, kësaj rradhe me autorë Serzho Zhunior, i cili në minutën e 73-të edhe për herë të katërt mposhti portierin Davor Talevski.
Me këtë fitore Rabotniçki tashmë renditet në pozitën e 5-të me 19 pikë, 3 më pak se Sileksi i vendit të tretë, teksa Pobeda mbetet në kuotën e 15 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e para fundit.