Njihuni me 32 Kombëtaret pjesëmarrëse në KB “Rusi 2018”

Me ndeshjen midis Perusë dhe Zelandës së Re edhe përfundimisht bota e futbollit mësoi emrin e udhëtuesit të fundit për në Botërorin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Rusi, njofton “infOSport.mk”.

Ajo do të jetë kombëtarja e Perusë nga Kontinenti i Amerikës Jugore, që ngadhnjeu në ndeshjen e kthimit kundër Zelandës së  Re me rezultatin 2:0.

Ky njëherit ishte edhe rezultati i përgjithshëm mes këtyre dy Kombëtareve, duke pasur parasysh se ndeshja e parë në Zelandën e Re ishte mbyllur me barazim pa gola. Në këtë mënyrë Peruja u bashkëngjitet 31 kombëtareve tjera, që pjesëmarrjen e tyre e kishin siguruar më herët.

 

32 Kombëtaret e kualifikuara për në KB “Rusi 2018”

EUROPA:
Rusia, Belgjika, Gjermania, Anglia, Spanja, Polonia, Islanda, Serbia, Portugalia, Franca, Kroacia, Suedia, Zvicra, Danimarka.
AMERIKA E JUGUT:
Brazili, Uruguai, Kolumbia, Argjentina, Peruja.
CONCACAF:
Meksika, Kosta Rika, Panamaja.
AFRIKA:
Egjipti, Senegali, Maroku, Tunizia, Nigeria.
AZIA:
Irani, Japonia, Koreja e Jugut, Arabia Saudite.
AUSTRALIA DHE OQEANIA:
Australia.

 

 

Leave a Reply