Akademia Pandev sot në kuadër të javës së 15-të në elitën e futbollit vendor regjistroi një fitore të madhe ndaj Pelisterit në Manastir, duke vazhduar kështu hapin me dy skuadrat kryesuese në tabelë, Shkëndijën dhe Vardarin, njofton “infOSport.mk”.
Akademia Pandev regjistroi fitore me rezultatin 4:3, ndërsa dy gola në këtë ndeshje realizoi futbollisti i tyre më i mirë, Zoran Baldovaliev.
Ai shënoi nga një gol në secilën pjesë, ndërsa vlen të shihet goli i tij i dytë, kur pasi doli fitues në një duel me futbollistët kundërshtarë, me një goditje nga rreth 40 metra arriti që të mposht portierin Ilçe Petrovski.
Falë këtyre dy golave të shënuar Baldovaliev arriti në kuotën e 7 golave gjatë këtij edicioni në gjithsej 12 ndeshje të zhvilluara.