Australia iu është bashkuar 30 Kombëtareve tjera të kualifikuara për në Botërorin “Rusi 2018”. “Kangurët” në ndeshjen e dytë të fazës “play-off” me rezultatin 3:1 mundën Hondurasin, duke iu gëzuar kështu kualifikimit pas barazimit pa gola që e kishin arritur në ndeshjen e parë.
Njeriu i ndeshjes për Australinë ishte Mile Jedinak, mesfushori që shënoi të tre 3 golat në pjesën e dytë, 2 nga të cilët me 11-metërsh, ndërkohë golin e vetëm për Hondurasin e realizoi Figueroa.
Hondurasi rezistoi vetëm gjatë 45 minutave të para, ndërkohë që para ndeshjes kishte pasur akuza nga ky ekip për spiunazh me anë të dronit nga australianët.
Australia kualifikohet për herë të katërt radhazi në një Botëror.