Java e 15-të në elitën e futbollit vendor sjellë super derbin midis Sileksit dhe Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”. Skuadra vendase që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Zhikica Tasevski thotë se Shkëndija meriton shumë respekt, mirëpo shpreson se me skuadrën e tij do të vazhdojë serinë pozitive prej 8 ndeshjeve pa humbje.
“Shkëndija është një skuadër shumë e fortë, mirëpo ne luajmë në Kratovë dhe jemi në një seri prej 8 ndeshjeve pa disfatë, që dëshirojmë ta vazhdojmë edhe pas kësaj ndeshje. Shkëndija është lider dhe është një motiv shtesë për ne. Pres një ndeshje të fortë dhe të luftuar nga të dyja skuadrat. Duhet të jemi të koncentruar për gjatë 90 minutave, pasi Shkëndija ka individ të shkëlqyeshëm. Ne përgatitemi si për çdo ndeshje tjetër dhe besojmë në një rezultat pozitiv” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, trajneri i Sileksit Zhikica Tasevski.
Ishte pikërisht Shkëndija që i kishte shkaktuar disfatën e fundit Sileksit, kur në kuadër të javës së 6-të në Tetovë kishte mundur ata me rezultatin e thellë 5:0.