Shkëndija e Tetovës edhe këtë vit ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në turneun e përvitshëm “Kupa Pavarësia”, i cili organizohet tradicionalisht nga Federata Shqiptare e Futbollit, në kuadër të festave të nëntorit, njofton “infOSport.mk”.
Ekipi tetovar që vitin e kaluar luajti me ekipin e të rinjëve dhe u shpall si skuadra më “fair-paly”, në gjysmëfinale u mund 3:1 nga Kukësi, skuadër kjo e cila më vonë fitoi trofeun e “Pavarësisë” pasi në finalen e madhe mundi Prishtinën me rezultatin 2:0.
Mirëpo këtë vit dy skuadrat finaliste të edicionit të kaluar nuk do të jenë pjesë e edicionit të sivjetshëm, ndërsa përveç Shkëndijës, pjesë e turneut “Kupa e Pavarësisë 2017” do të jenë edhe Tirana, Besa e Pejës dhe Otranti nga Ulqini i Malit të Zi.
Turneu i sivjetshëm do të zhvillohet në Korçë, në datën 28 nëntor, dhe jo në Vlorë, siç është zhvilluar tradicionalisht.