Rikthehen ndeshjet e LPFM-së, derbi ndeshja zhvillohet në Tetovë

Pas pauzës 10 ditëshe për shkak kontrollueses së përfaqësueses së  Maqedonisë ndaj Norvegjisë, të enjten rikthehen ndeshjet në elitën e futbollit vendor, ku në program do të jenë ndeshjet e javës së 15-të, njofton “infOSport.mk”.

Derbi ndeshja do të zhvillohet në Tetovë, ku mejdanin do të ndajnë  Renova dhe Vardari. Skuadra nga Xhepçishti nuk dinë për fitore në 10 ndeshjet e fundit ndaj kampionëve në fuqi, të cilët në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Tetovë kishin shënuar fitore minimale 1:0. Ata do të ishin të kënaqur nëse do të përsërisnin një rezultat të tillë, edhe pse kësaj rradhe do ta kenë më të vështirë duke pasur parasysh formën nëpër të cilën po kalojnë futbollistët e trajnerit Vllatko Kostov.

Shkëndija shihet si favorit absolut ndaj Sileksit në Kratovë, ndaj se cilës skuadër në 20 ndeshjet e fundit ka regjistruar 18 fitore, një barazim dhe një disfatë.

Në lagjen e Hekuranës në Shkup do të zhvillohet derbi lokal midis Skopjes dhe Shkupit, Rabotniçki në arenën “Filipi i Dytë” do të mirëpret Poobedën, teksa një ndeshje shumë interesante dhe me paqartësi pritet të jetë ajo në Manastir midis Pelisterit vendas dhe Akademia Pandev.

Të gjitha ndeshjet e kësaj jave startojnë në ora 13:00.

LPFM, Java XV

Skopje 13:00 Shkupi
Pelisteri 13:00 Akademija Pandev
Rabotniçki 13:00 Pobeda
Renova 13:00 Vardari
Sileksi 13:00 Shkëndija

Leave a Reply