Murati: Jemi favorit, do të dëshmojmë një gjë të tillë (VIDEO)

Të enjten Shkëndija në Kratovë në kuadër të javës së 15-të do të përballet me Sileksin, një skuadër kjo e cila në 8 javët e fundit nuk njeh disfatë, njofton “infOSport.mk”. Nisur nga ky fakt Shkëndija nuk do ta ketë aspak të lehtë, edhe pse tradita flet ndryshe dhe është në anën e “kuqezinjëve” nga Tetova, të cilët për në Kratovë udhëtojnë pas dy fitoreve të njëpasnjëshme ndaj Pobedës dhe Rabotniçkit.

“Atmosfera në ekip është shumë pozitive, pasi vimë nga disa fitore shumë të rëndësishmë, siç ishin ato me Pobedën dhe Rabotniçkin dhe njëkohësisht e kemi shfrytëzuar këtë pauzën e ndeshjeve ndërkombëtare. Kemi marrur veten më shumë, jemi përgatitur maksimalisht për këtë sfidë dhe do të japim maksimumin. Ne jemi lider të tabelës dhe presioni nuk është në anën tonë. Ne i marrim ndeshjet një nga një dhe çdo ndeshje do të futemi për fitore” – tha për kanalin zyrtarë të klubit tetovar mbrojtësi i krahut, Mevlan Murati.

Shkëndija shihet si favorit absolut ndaj Sileksit në Kratovë, ndaj se cilës skuadër në 20 ndeshjet e fundit ka regjistruar 18 fitore, një barazim dhe një disfatë.

Për herë të fundit që Sileksi kishte mundur Shkëndijën ishte data 06 dhjetor i vitit 2015-të.

Leave a Reply