Kampionati i vitit 2018-të që do të mbahet në Rusi nuk do të jetë kompeticioni që e kishim pritur të gjithë, pasi në të do të mungojnë shumë yje të futbollit botëror. Njëri prej tyre pa dyshim se është edhe ikona e futbollit italian dhe atij Botëror, Xhanluixhi Bufon, i cili mbrëmë nuk mundi që me Italinë e tij të siguronte një biletë për Botërorin e vitit të ardhshëm.
Italia e tij u eliminua në fazën “play-off” nga Suedia, që mbrëmë barazoi pa gola në “San Siro”, rezultat ky që u mjaftoi atyre për të bërë ëndërrën realitet, pas atij triumfi minimal 1:0 si vendas.
Së bashku me të do të jenë dhe emra të tjerë të mëdhenj si Sançez i Kilit apo Bejll i Uellsit, ndërsa gjithashtu pjesë e KB Rusi 2018 nuk do të jetë edhe dyshja perfekte e Bosnje e Hercegovinës, Miralem Pjaniç dhe Eedin Xheko.
Më poshtë mund të shihni dhe formacionin e frikshëm të hartuar nga “Mirror Sport”.
Formacioni që nuk do të luaj në KB Rusi 2018: |
Xhanluixhi Bufon (Itali/Juventus) |
Antonio Valencia (Ekuador/Mançester Junajted) |
Virgil Van Dijk (Holandë/Sauthempton) |
Leonardo Bonuçi (Itali/AC Milan) |
David Alaba (Austria/Bajern Munih) |
Naby Keita (Guine/ RB Lajpcig) |
Arturo Vidal (Kili/Bajern Munih) |
Garet Bejll (Uells/Real Madrid) |
Arjen Roben (Holandë/Bajern Munih) |
Aleksis Sançez (Kili/Arsenal) |
Pier-Emerik Obamejang (Gabon/Borusia Dortmund) |
Zëvendësuesit: |
Jasper Killessen (Holandë/Barcelona) |
Gary Medel (Kili/Beshiktash) |
Miralem Pjaniç (Bosnja dhe Hercegovina/Juventus) |
Marek Hamshik (Sllovaki/Napoli) |
Henrik Mkhitaryan (Armeni/Mançester Junajted) |
Rijad Mahrez (Algjeri/Leçester) |
Edin Xheko (Bosnja dhe Hercegovina/Roma) |