Danimarka me shumë bujë ka arritur që të sigurojë një vend për në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, pas fitores impresionuese 5:1 në Dublin ndaj Irlandës, njofton “infOSport.mk”.
Pas ndeshjes së parë pa gola në Danimarkë, sonte danezët ishin superior duke treguar gjithë forcën e tyre bashkë me liderin e tyre Kristian Eriksen, i cili sonte shkëlqeu duke shënuar “hat-trik”.
Ndryshe ishin vendasit ata të cilët avansuan të parët në këtë ndeshje me golin e realizuar nga Dafi vetëm pas 6 minutave lojë, për tu kundërpërgjigjur Kristensen me golin e realizuar në minutën e 29-të, kur edhe barazoi shifrat.
Nga ky moment fjalën kryesore morri futbollisti i Totenhamit, Eriksen, i cili realizoi tre gola të njëpasnjëshëm (32’, 63’, 74’) për të shuar të gjitha shpresat e vendasve, teksa golin e pestë dhe të fundit për danezët në këtë transfertë e realizoi sulmuesi Niklas Bentdner nga pika e bardhë të cilën e kishte përfituar vetë në çastet e fundit të takimit.
Ish sulmuesi i Arsenalit nuk gaboi, duke shënuar golin e tij të 30-të jubilar, me të cilin nisën për në Botërorin “Rusi 2018”.
Danimarka është kombëtarja e 30-të dhe e fundit nga Evropa që ka siguruar një vend për në Botërorin e vitit të ardhshëm.