Teknologjia e futbollit ndryshe e njohur si sistemi VAR, që këtë vit për herë të parë filloi të aplikohet në Bundesligë dhe Serie A, edhe përkundër shumë pakënaqësive si duket nga sezoni i ardhshëm do të gjejë aplikimin edhe në elitën e futbollit spanjoll.
La Liga nuk e kishte aplikuar ende teknologjinë në fushën e lojës, ndryshe nga Italia apo Gjermania. Gjithsesi kjo mesa duket nuk ka për të vazhduar edhe shumë gjatë.
Në fillim u përfol se duke nisur që nga muaji dhjetor, ndeshjet e La Ligës, do të kishin mundësinë e përsëritjes së rasteve të dyshimta, ndërsa lidhur me këtë çështje tasmë është marrë një vendim i ri.
Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, presidenti i Federatës spanjolle të futbollit, Havier Tebas ka konfirmuar se VAR sezonin e ardhshëm do të aplikohet edhe në La Liga.