Franca lëshoi fitoren në sekondat e fundit ndaj Gjermanisë në Këlln

Gjermania dhe Franca kanë luajtur baraz 2:2 në ndeshjen miqësore të zhvilluar sonte në “Rajn Eenergji Stadium” në Këlln, njofton “infOSport.mk”.

“Gjelat” dy herë shihnin veten në avantazh pas golave të shënuar nga Aleksandre Lakazet, mirëpo edhe përkundër këtij fakti gjermanët nuk dorëzoheshin dhe në të dyja rastet arritën që të barazojnë rezultatin, fillimisht me anë të  Timo Verner dhe më pas në sekondat e fundit me anë të Lars Shtindëll.

Me këtë barazim Gjermania vazhdoi serinë e ndeshjeve pa disfatë, që tashmë shkon në shifrën e 21 ndeshjeve.  Për herë të fundit Gjermania kishte pësuar disfatë në gjysmëfinalen e Euro 2016 pikërisht nga Franca. Që nga atëherë “pancirët” numërojnë 16 fitore dhe 5 barazime.

 

Leave a Reply