Shqipëria falë dy golave të shënuar nga ana e sulmuesit Armando Sadiku po avanson gjatë 45 minutave të para me rezultatin 2:0 përballë Turqisë, ndeshje kjo që në këto momente po zhvillohet në Antalia, njofton “infOSport.mk”.
Golin e parë Sadiku e realizoi në minutën e 24-të kur me një goditje të fuqishme nga brendia e zonës shfrytëzoi në maksimum depërtimin e bukur të Odise Roshit nga e djathta.
Po i njëjti futbollist në minutën e 39-të krosoi nga e djathta për Sadikun në zonë, i cili kësaj rradhe me kokë shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Babaxhan.