HISTORIKE, 13-vjeçari Memedi i KB Shkupit shënon pikët e para në Superligë (VIDEO)

05 nëntori i vitit 2017-të ishte një datë e veçantë për basketbollistin e talentuar shqiptarë Rezart  Memedi, njofton “infOSport.mk”. Ai në ndeshjen e javës së kaluar kundër Rabotniçkit kishte debutuar me fanellën e KB Shkupit si 13-vjeçar, ndërsa të shtunën në mbrëmje (11.11) ai realizoi pikët e para në Superligë.

Një gjë të tillë basketbollisti nga i cili pritet shumë në të ardhmen bëri në ndeshjen e javës së 6-të kundër Ohrid AV në transfertë, kur sërish morri besimin e trajnerit Enver Miftari.

Rezart Memedi në këtë ndeshje luajti 2 minuta e 44 sekonda, kur edhe shënoi dy pikët e tij të vetme dhe të parat në karrierën e tij me ekipin e parë të klubit të tij të zemrës, KB Shkupi.

Shpresojmë që ky basketbollist të vazhdojë hap pas hapi të zhvillohet dhe të bëjë një karrierë të bujshme, për të cilën neve do shkruajmë me kënaqësi.

 

Leave a Reply