Përfaqësuesja e Italisë dhe njëherit katër herë fituesja e Kupës së Botës rrezikon të mbetet jashtë eventit të Botërorit që do të luhet vitin e ardhshëm në Rusi, pasi sonte u mposht nga Suedia në ndeshjen e parë të “Play off”-it me rezultat 1:0.
Të përzgjedhurit e Xhempiero Venturës nuk ishin në formën e duhur në takimin që u luajt në “Friends Arena”, me Suedinë që dominoi plotësisht në fushë, duke shënuar edhe një gol me anë të Johansonit në minutën e 61 dhe që i mjaftoi suedezëve për të dalë fitues në përballjen e parë.
Ndeshja e kthimit ndërmjet Italisë dhe Suedisë do të luhet të hënën në “San Siro” të Milanos me fillim në orën 20:45, ku dhe do të zgjidhet dilema për ekipin që do të sigurojë biletën për në Botërorin e Rusisë. /InfOSport.mk