Ndeshja e ndërprerë e futsalit, Velesi-Shkupi, FFM merr vendimin

Komisioni i garave pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka marrë vendim rreth ndeshjes së ndërprerë të futsalit, Velesi – Shkupi. Ndeshja derbi e javës së 7-të midis dy skuadrave pretendente për titullin e kampionit u ndërpre në minutën e 31-të, pas futjes së një tifozi mysafir në parket, ndërsa kjo bëri që ndeshja ti takojë skuadrës vendase me rezultatin 3:0 në tavolinë.


NDËRPRITET DERBI I FUTSALIT, VELESI – SHKUPI


Në këtë situatë Shkupi ndëshkohet me tri pikë të humbura, ndërsa ndaj skuadrës së Velesit është ngritur proces disciplinor dhe me automatizëm është pezulluar palestra e sportit ku është luajtur takimi. Kujtojmë që në momentet e ndërprerjes së ndeshjes, rezultati ishte 3:2 në favor të vendasve, edhe atë falë dy golave të shënuar nga pika e bardhë.

Leave a Reply