Arbitri kroat Bruno Mariç i ka shpëtuar jetën një lojtari duke u bërë heroi i ditës. Pas një përplasjeje në lojë, Zvonimir Filipoviç gëlltiti gjuhën dhe nuk po merrte më frymë. Arbitri, i cili ndodhej vetëm disa metra larg futbollistit, ndërhyri menjëherë duke i hapur gojën lojtarit dhe duke shmangur më të keqen.
“Kam ndjekur një kurs dhe e dija mirë se çfarë po bëja. E kuptova menjëherë që situata ishte e rëndë. Më përqafoi dhe më falenderoi”, tregoi Bruno Mariç.