Lajme jo të mira për trajnerin Ventura dhe Kombëtaren italiane në prag të ndeshjes së parë të balotazhit ndaj Suedisë, e vlefshme për Kupën e Botës “Rusi 2018”.
Sulmuesi më në formë italian Simone Zaza, i cili ishte projektuar për të luajtur nga minuta e parë ka braktisur stërvitjen e sotme të “axurrëve”, pas problemeve në gjurin e majtë.
Bomberi i Valencias me shumë mundësi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme, edhe pse Ventura shpresonte shumë në ish sulmuesin e Juves, duke parë formën momentale që ky futbollit po kalon te Valencia.
Simone Zaza në 11 ndeshje të zhvilluara këtë edicion me Valencian ka shënuar 9 gola, ashtu që pritej me shumë interes në kombëtare për këto dy ndeshje të rëndësishme ndaj Suedisë.
Ndeshjen e parë që në program është gjatë ditës së nesërme “axurrët” do ta zhvillojnë në transfertë, ndërsa me datë 13 nëntor ata do i presin suedezët në terenin e tyre.